Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 208m², Tipi E, me lokacion në Lagjen Royal Green Residence.
Shtëpia ka orientim nga lindja dhe perëndimi, e strukturuar në përdhes dhe një kat, tërësisht funksionale këtë renditje të hapësirave të brendshme : qëndrimin ditor, kuzhinë me tryezari, katër dhoma të gjumit, tri banjo, një tualet dhe ballkonin.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Shtëpia ka oborr të gjelbëruar dhe të mirëmbajtur ndërsa ka edhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Shtëpia ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm për banim, një lagje e qetë që ofron kushte të mira banimi.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!