Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 220m², me lokacion te Kodra e Trimave, në rrugën “Mustafa Krantja”.
Shtëpia ka orientim nga lindja dhe jugu, është e strukturuar në përdhes dhe një kat me këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, katër dhoma gjumi, dy banjo, depo dhe tri ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pelet dhe është e pajisur me kondicioner.
Shtëpia ka hapësirë për vendparkim dhe ofron garazh.
Shtëpia gjendet në lokacion tejet të përshtatshëm, me qasje të shpejtë në rrugë kryesore, në afërsi me parkun dhe të gjitha shërbimet tjera të nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!