Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 200m², me lokacion në Hajvali, në rrugën "Dëshmorët e Gollakut".
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, është e strukturuar në përdhes dhe një kat dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, banjo, tualet, depo dhe dy ballkone.
Shtëpia sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pelet.
Shtëpia ka oborr të mirëmbajtur dhe të gjelbëruar dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Shtëpia gjendet në një lagje të qetë, më në periferi të qytetit por me qasje të shpejtë në rrugët kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!