Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 300m², Tipi C, me lokacion në Lagjen Royal Green Residence, Zllatar.
Shtëpia ka orientim perëndimi dhe veriu duke mundësuar ndriçim natyral të mjaftueshëm, është e strukturuar në bodrum, përdhes dhe dy kate me këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, tri dhoma gjumi, tri banjo, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike.
Shtëpia ka truall me sipërfaqe 3 Ari, oborr të gjelbëruar dhe të mirëmbajtur ndërsa ka edhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Shtëpia ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm për banim, një lagje e qetë që ofron kushte të mira banimi.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!