Lagjja Qendresa Prishtinë








Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 290m² me lokacion në Lagjen Qëndresa, mbrapa Bau Market.
Shtëpia ka orientim nga jugu, është e ndarë në përdhes dhe dy kate dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme:
Në përdhes ka qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi dhe një banjo;
Në katin e parë ka tri dhoma gjumi, një banjo, një depo dhe dy ballkone ndërsa nënkulmi ka hapësirë të madhe të shfrytëzueshme si dhe terasë.
Sistemin e ngrohjes e ka me pompë termike.
Shtëpia gjendet në truall me sipërfaqe 3.5 Ari, me oborr të gjelbëruar ku dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja është e qetë dhe në strukturë të saj ka markete, dyqane e shumë shërbime tjera të nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!