Ofrohet me qira zyra me sipërfaqe 167m², me lokacion në Lagjen e Muhaxherëve, në Rrugën “Adrian Krasniqi”, në kompleksin Pika 4A.
Zyra ka orientim nga perëndimi, jugu dhe veriu, ka pesë hapësira të shfrytëzueshme pune, kuzhinë, dy banjo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike, ka hapësirë vendparkimi dhe ofron dy garazha të përfshira në çmim.
Zyra ndodhet në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme për zhvillimin e veprimtarive biznesore, në një ndër zonat e qendrës dhe më të frekuentuarat e qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!