Tophane Prishtinë




Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 52m², me lokacion në Tophane, në Rrugën "Vushtrria", afër Xhamisë, ndërtim nga Labi Company.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron garazh.
Lagjja Tophane gjendet në qendër të qytetit, një zonë e zhvilluar, aktive dhe shumë e kërkuar që përfishinë të gjitha shërbimet e nevojshme, ka afërsi me shërbimet komunale, shërbimet bankare, marketet, lokalet dhe Qendrën e Mjekësisë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!