Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 55m², me lokacion në Bregun e Diellit, te Banesat e Hirta.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor me kuzhinë, një dhomë të gjumit, një banjo dhe terasën.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike dhe Termokos.
Banesa ndër tjerash ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më të kërkuara, me hapësira gjelbëruese, në afërsi me qendrën e mjekësisë familjare, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!