Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 50m² me lokacion te Bregu i Diellit, afër sallonit “Shehollkat”.
Banesa ka orientim nga jugu, lindja dhe perëndimi, me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor me kuzhinë, një dhomë të gjumit, banjo, tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me Termokos, po ashtu ka dhe kondicioner.
Ndërtsa posedon hapësirë të mjaftueshme për vendparkim, që lehtëson jetesën e banorëve të ndërtesës.
Përparësi e lokacionit është se afërsi ka parkun, shkollën fillore, qendrën e mjeksësisë familjare linjat e trafikut urban etj.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!