Royal Green Residence Prishtinë










Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 300m², Tipi C, me lokacion në Lagjen Royal Green Residence, Zllatar.
Shtëpia ka orientim nga lindja, jugu dhe veriu duke mundësuar ndriçim natyral të mjaftueshëm, ofrohet në përdhes, kat dhe nëmkulm me këtë renditje të hapësirave; qëndrimin ditor, kuzhinë me tryezari, tri dhoma gjumi me njërën prej tyre master me banjo dhe garderober, tri banjo në total, dy depo, dy ballkone dhe hapësirë të mjaftueshme në nënkulm.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike dhe me energji elektrike ndërsa është e pajisur edhe me kondicioner.
Shtëpia ka truall me sipërfaqe 3.3 Ari, oborr të gjelbëruar dhe të mirëmbajtur ndërsa ka edhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe garazh.
Shtëpia ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm për banim, një lagje e qetë që ofron kushte të mira banimi.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!