Arberi - Dragodan Prishtinë








Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 300m², e cila ndodhet në Dragodan, afër Rezidencës Franceze, me orientim nga të gjitha anët.
Ky lloj i shtëpisë ofron një ambient të rehatshëm dhe të ngrohtë, duke u bërë një vend ideal për të jetuar.
Mobiliet në shtëpi luajnë një rol të rëndësishëm, andaj dhe përzgjedhja dhe stilimi i tyre duhet bërë me kujdes, njëlloj siç ofrojnë orenditë e kësaj shtëpie që ofrojnë ambient të përshtatshëm e të këndshëm.
Shtëpia është e ndarë në tri kate, ku përfshin: katin përdhes me qëndrimin ditor, kuzhinën, një banjo, një depo dhe një ballkon, katin e parë me tri dhoma të gjumit, një banjo dhe një ballkon, si dhe katin e tretë me qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë të gjumit dhe një banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Ndodhet në një lagje që ofron kushte shumë të mira banimi.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!