Lagjja Nic Prishtinë









Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 300m² me lokacion në Lagjen Nic.
Shtëpia ka orientim shumë të përshtatshëm nga të gjitha anët dhe është e strukturuar në tri kate. Hapësirat e brendshme të kësja shtëpie janë të organizuara kësisoji: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, depo, tri banjo, një tualet dhe tri tarraca.
Shtëpia është tërësisht e mobiluar me një stil modern dhe me ngjyra të këndshme që e bëjnë çdo hapësirë të ndjehet unike e të ofroj rehati dhe komoditet.
Sistemi i ngrohjes në këto hapësira mundësohet me energji elektrike, dru, pelet dhe është e pajisur me kondicioner.
Shtëpia ka kopsht me pamje shumë relaksues dhe hapësira të jashtme për shfrytëzim. Po ashtu, në pjesën e jashtme ka hapësirën për vendparkim.
Shtëpia është pjesë e një lagje shumë të përshtashme për të zhvilluar jetesë kolektive, pasi organizimi i saj mundëson qarkullim të lehtë dhe të shpejtë me një siguri maksimale 24/7. Po ashtu, qasja e shpejtë për në qendër të qytetit si dhe afërsia me shkolla fillore dhe të mesme e bën këtë lagje edhe më të përshtshme për familje.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!