Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe secila prej 130m², me lokacion te Prishtina e Re, në kompleksin Albanica Residence A1, ndërtim nga Invest Group.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, një banjo dhe një tualet.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike të instaluar nën dysheme dhe pompë termike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë parkingu të mjaftueshme dhe ofron garazh.
Banesa ndodhet në njërën prej zonave në ndërtim dhe zhvillim e sipër, shumë e volitshme për banim, me qasje direkte në rrugën kryesore dhe në afërsi me të gjitha kushtet dhe shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!