Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 124m², me lokacion në Veternik, në Rrugën "Richard Holbrooke", afër Albi Mall, ndërtim nga Idea Invest.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo, tualet, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike të instaluar nën dysheme.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron garazh të përfshirë në çmim.
Veterniku ndodhet në hyrje të Prishtinës dhe karakterizohet nga zhvillim dinamik rezidencial dhe komercial. Afërsia me qendrat tregtare dhe rrugët kryesore e bën zonë shumë funksionale për familje dhe individë që kërkojnë akses të shpejtë dhe ambient urban të organizuar.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!