Arberi - Dragodan Prishtinë







Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 127m², me lokacion në Dragodan, në Rrugën "Vicianum", ndërtim nga Dumnica Group, afër Meridian.
Banesa ka orientim nga jugu dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, dy banjo, depo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos dhe është e pajsiur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme vendparkimi dhe ofron garazh.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!