Ofrohet me qira banesa penthouse me sipërfaqe 140m², me lokacion te Rruga A, në Rrugën "Malush Kosova", ndërtim nga Anna Residence.
Banesa ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo, depo dhe dy tarraca.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron garazh.
Banesa gjendet në një zonë e cila është duke u ndërtuar me potencial të jetë një ndër zonat e zhvilluara të qytetit, zonë me rrugë lidhëse në qendren e qytetit, duke e bërë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për investim.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!