në listen e të preferuarave.
Bregu i Diellit Prishtinë
Ofrohet me qira banesa penthouse me sipërfaqe banimi 110m² dhe terasë me sipërfaqe 80m², me lokacion në Bregun e Diellit, tek Xhambazët, në kompleksin 4A Pika.
Banesa ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë,tri dhoma gjumi ku njëra prej tyre është master bedroom, dy banjo, një tualet dhe terasë.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike të instaluar nën dysheme dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim si dhe ofron garazh dhe depo.
Banesa gjendet në njërën prej lagjeve më të volitshme për banim ku të përfshira në të ka qendrën e mjekësisë familjare, qendrën tregtare, shkollën fillore, e shumë shërbime të tjera të nevojshme.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!