në listen e të preferuarave.
Aktash Prishtinë
Ofrohet me qira banesa për zyrë me sipërfaqe 117m², me lokacion në Aktash, në rrugën "Ali Pashë Tepelena", afër "Olive Bakery", ndërtim nga MP Group.
Banesa ka orientim të mirë nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: katër hapësira pune, dy banjo, depo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ofron garazh dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Aktash është një zonë e qetë dhe e zhvilluar në qendër të Prishtinës, në afërsi ka Parkun e Qytetit dhe të gjitha shërbimet e nevojshme si shkollat, çerdhet, barnatoret, marketet si dhe disa prej Universiteteve, veçori ideale që përshtaten për familje, studentë apo banorë të rinj të zonës.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!