në listen e të preferuarave.
Qendër Prishtinë
Ofrohet me qira banesa duplex me sipërfaqe 110m² me lokacion në Qendër, afër Ambasadës Kroate dhe Stadiumit të Qytetit “Fadil Vokrri”.
Banesa ka orientim nga lindja dhe veriu, dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme;
Kati i parë ofron qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi dhe një banjo;
Kati i dytë ofron dy dhoma gjumi, një banjo dhe një utilit.
Sistemin e ngrohjes e ka me termokos ndërsa posedon edhe kondicioner.
Banesa është shumë e mirëmbajtur e ndër tjerash ofron edhe vendparkim privat.
Banesa gjendet në qendër të qytetit, me qasje të afërt nga rrugët kryesore, në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme, afër bankave, restauranteve dhe lokaleve dhe në afërsi të stacioneve të trafikut urban e që e bëjnë këtë hapësirë të jetë ideale dhe shumë e përshtatshme për banim.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!