në listen e të preferuarave.
Arberi - Dragodan Prishtinë
Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 130m² Neto me lokacion në Dragodan, në Rrugë "Arben Xheladini" afër Hotel Pinocchio.
Banesa ka orientim perëndimi, lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, një banjo, depo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike të instaluar nën dysheme dhe gjithashtu është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa ofron garazh dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!