në listen e të preferuarave.
Lagjja e Spitalit Prishtinë
Ofrohet për qira banesa penthouse me sipërfaqe banimi 140m² dhe terasë me sipërfaqe 61m² , me lokacion te Lagjja e Spitalit, në rrugën "Malush Kosova" ndërtim nga Valoni Company.
Banesa ka orientim nga lindje dhe jug dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumit, dy banjo, depo dhe një terasë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike, termokos dhe është e pajisur me tre kondicionerë.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ofron garazh dhe vendparkim.
Lagjja e Spitalit është zonë më e qetë por e shumë kërkuar që në të përfshinë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe institucionet kryesore shëndetësore, është zonë mjaft e mirëorganizuar, në afërsi ka shkolla, markete, rrugë lidhëse kryesore si dhe stacione të trafikut urban.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!