Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 120m², me lokacion në Lakrishtë, në rrugën “Musa Tolaj”, në kompleksin Nartel Center, ndërtim nga Nartel.
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më afër qendrës së qytetit, zonë mjaft e ndërtuar me qasje të afërt nga rrugët kryesore, shkollat, marketet dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.
*Banesa është e lirë nga data 10 Shtator.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!