Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 110m², me lokacion në Pejton, në rrugën "Sejdi Kryeziu", afër Shkollës "Faik Konica".
Banesa ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo, depo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike, është e pajisur me energji elektrike dhe ofron vendparkim.
Lagjja Pejton është njëra prej zonave më të kërkuara të qendrës, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke përfshirë këtu shërbimet bankare, institucionet shtetërore, çerdhet, restaurantet dhe lokalet si dhe stacionet e trafikut urban që lidhin Pejtonin me të githa zonat e Prishtinës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!