Kolovicë Prishtinë
Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe prej 227m², me lokacion në Kolovicë, në Rrugën Haxhi Zeka.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët dhe është e organizuar vetëm në katin përdhes, me këtë ndarje të hapësirave të brendshme: paradhomë, qëndrim ditor me kuzhinë, tri dhoma gjumi, një banjo dhe dy tualete.
Të gjitha hapësirat janë të dizajnuara dhe të mobiluara nga firmat Natuzzi dhe Vitra, emra të njohur në industrinë e interierit. Elementet e banjove janë të firmës Grohe, ndërsa të gjitha pllakat në shtëpi janë prej porcelani cilësor. Çdo dhomë ka sistem individual për kontrollin e temperaturës, duke ofruar komoditet maksimal. Ndriçimi është i firmës gjermane Osram, me mundësi menaxhimi përmes kontrollerit.
Në tërësi, i është kushtuar vëmendje e veçantë çdo detaji nga arkitekt profesional ndërkombëtar, duke përfshirë mobilie dizajnerike dhe materiale ekskluzive.
Sistemi i ngrohjes është i kombinuar me disa mundësi: me dru apo me energji elektrike, ndërsa shtëpia posedon edhe kondicioner.
Prona gjendet në truall me sipërfaqe prej 8.4 Ari, dhe në total ka gjashtë (6) hyrje të veçanta që ofrojnë qasje nga çdo anë. Çka e bën të veçantë hapësirën e kopshtit është pishina e punuar me kujdes dhe e vendosur në një ambient me privatësi maksimale.
Çdo detaj i kësaj prone është i planifikuar për të ofruar jetesën cilësore që ju kërkoni. Në një zonë të qetë e me privatësi, bashkë me cilësitë tjera mahnitëse që i ofron kjo shtëpi, kjo është një pronë në të cilën ja vlen të investoni kapitalin tuaj.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!