Veternik Prishtinë










Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 240m², e pajisur me fletë poseduese, me lokacion në Veternik, afër Kolegjit Rezonanca.
Shtëpia ka orientim nga lindja dhe jugu, është e strukturuar në përdhes dhe një kat dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme:
Në përdhes ka qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi master, dy depo dhe banjo;
Në katin e parë ka katër dhoma gjumi, me nj5rën prej tyre master, banjo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike të sistemit Vailant dhe është e pajisur me kondicioner ndërsa ka lartësi të mureve prej 3m.
Shtëpia ka truall me sipërfaqe 3.71 Ari, ka garazh me sipërfaqe 50m² dhe një bunar.
Lagjja Veternik është e vendosur në hyrje të Prishtinës, një zonë dinamike dhe e zhvilluar me hapësira rezidenciale dhe komerciale, e njohur për afërsinë me qendrat tregtare si Albi Mall dhe rrugët kryesore ofron një mënyrë jetese komode dhe praktike për familjet dhe individët që kërkojnë një ambient urban të organizuar dhe të qasshëm.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!