Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 222m² dhe nënkulm me sipërfaqe 88m², me lokacion në Lagjen Nic.
Shtëpia ka orientim nga perëndimi ndërsa është e strukturuar në përdhes, kat dhe nënkulm me këtë renditje të hapësirave të brendshme;
Në përdhes ka qëndrimin ditor, kuzhinë, tualet, depo dhe tarracë;
Në katin e parë ka tri dhoma gjumi, njëra prej tyre me banjo të veçantë, një tjetër banjo;
Nënkulmi ka dy dhoma gjumi dhe një banjo.
Sistemi i ngrohjes është me pompë termike të sistemit Daikin dhe gjashtë kondicionerë.
Gjendet në truall me sipërfaqe 3.7 Ari, ka kopsht të rregulluar dhe tejet të mirëmbajtur, bunar me thellësi 30m dhe sistem të ujitjes.
Lagjja ku gjendet kjo shtëpi është lagje private që plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për banorët e saj, duke përfshirë edhe sigurinë si një cilësi kyçe për cilindo që synon të zhvilloj jetën në një vend të qetë dhe të sigurtë.
Shuma që e paguan vetë. Pjesa tjetër llogaritet si kredi.
Numri i viteve për kthimin e kredisë.
Të hyrat neto mujore të familjes (gjithsej).
P.sh. 5 ose 5.5. Më vonë mund të mbushet automatikisht sipas bankës.
Shuma e kredisë
320,000€
Parapagim (%)
20,0%
Kësti mujor i përfafët
3,394.1€
Vlerësimi i ngarkesës së kredisë
339,4% - e të hyrave shkojnë në këst. Shumica e bankave mund të mos e aprovojnë.
Ky kalkulator shërben vetëm për qëllime informuese dhe ofron një vlerësim paraprak.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!