Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 230m², me lokacion në Lagjen Qershia e Re, Çagllavicë, ndërtim nga BP Home Investment.
Shtëpia ka orientim nga perëndimi dhe jugu dhe është e strukturuar në përdhes, një kat dhe nënkulm me këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, katër dhoma gjumi, katër banjo dhe ballkon.
Shtëpia ka investime kualitative, mobilje dhe orendi moderne që ofrojnë jetesë mjaft të rehatshme, ka të instaluar fshesë centrale si dhe rezevuar të ujit ndërsa sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike të instaluar nën dysheme.
Shtëpia ka truall me sipërfaqe 2.20 Ari, oborr me hapësirë të gjelbëruar dhe hapësirë pushimi, hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe është e pajisur me sistem të ujitjes.
Shtëpia gjendet në një lagje të qetë dhe private, më në periferi të qytetit por me qasje të shpejtë në rrugët kryesore.
Shuma që e paguan vetë. Pjesa tjetër llogaritet si kredi.
Numri i viteve për kthimin e kredisë.
Të hyrat neto mujore të familjes (gjithsej).
P.sh. 5 ose 5.5. Më vonë mund të mbushet automatikisht sipas bankës.
Shuma e kredisë
332,000€
Parapagim (%)
20,0%
Kësti mujor i përfafët
3,521.38€
Vlerësimi i ngarkesës së kredisë
352,1% - e të hyrave shkojnë në këst. Shumica e bankave mund të mos e aprovojnë.
Ky kalkulator shërben vetëm për qëllime informuese dhe ofron një vlerësim paraprak.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!