Fshati Ndërkombëtar Prishtinë









Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 550m² me lokacion në Lagjen Fshati Ndërkombëtar.
Shtëpia i përket tipit A dhe është e projektuar në bodrum, përdhes dhe dy etazha. Me orientim nga të gjitha anët kjo shtëpi ofron ndriçim të bollshëm natyral për të gjitha hapësirat e brendshme. Projektimi i brendshëm i kësaj shtëpie është si vijon: në bodrum posedon një hapësirë të madhe të shfrytëzueshme. Në katin përdhes ka qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë master, një banjo si dhe qasje në garazh. Në katin e parë ka dy dhoma të gjumit dhe një banjo ndërsa në katin e dytë ka dy dhoma master njëra nga to me banjo të veçantë si dhe garderobier, po ashtu dhe një depo.
Sistemi i ngrohjes në këtë shtëpi është me energji elektrike. Ndër tjerash kjo pronë posedon edhe garazh si dhe hapësirë për vendparkim të jashtëm.
Gjendet në një lagje të qetë me një investim tejet luksoz, ky synim ka qenë ofrimi i një ambienti komod për jetesë për të gjithë banorët e kësaj zone.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!