Arberi - Dragodan Prishtinë









Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 600m² me lokacion në Dragodan, afër Ambasadës Bullgare dhe Stacionit “2 Korriku”.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët duke ofruar kështu ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, është e ndarë në suteren, përdhes dhe pesë kate me këtë renditje të hapësirave të brendshme;
Në suteren ka qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi dhe një banjo;
Në përdhes ka qëndrim ditor, kuzhinë dhe banjo;
Në katin e parë ka dy dhoma gjumi dhe ballkon;
Në katin e dytë ka qëndrim ditor dhe kuzhinë;
Në kati e tretë ka qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi dhe ballkon;
Në katin e katërt ka qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi;
Në katin e pestë ka dy dhoma gjumi, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me naftë.
Shtëpia gjendet në një truall prej 10 Ari ku po ashtu ka hapësirë vendparkimi për 10 vetura dhe garazh.
Shtëpia ndodhet në njërën prej lagjeve më të kërkuara së fundmi, ka qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!