Arberi - Dragodan Prishtinë










Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 230m² me lokacion në Dragodan, në rrugën “Zagrebi”, tek Rrethi.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, është e ndarë në përdhes dhe një kat dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme:
Në përdhes ka tri hapësira të shfrytëzueshme pune, paradhomë dhe një banjo;
Në katin e parë ka tri hapësira të shfrytëzueshme pune, një banjo dhe një terasë.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike dhe pompë termike me mundësi instalimi.
Shtëpia ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim për 4 vetura dhe është e përshtatshme edhe për çerdhe apo edhe biznese tjera.
Shtëpia ndodhet në njërën prej lagjeve më të kërkuara momentalisht për banim, me qasje të afërt në rrugët kryesore duke plotësuar kështu të gjitha kushtet dhe shërbimet e nevojshme.
*Në çmim nuk përfshihet TVSH-ja.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!