Veternik Prishtinë










Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 231m² me lokacion në Veternik, afër Kolegjit "Rezonanca".
Shtëpia ka orientim të mirë nga lindja, perëndimi dhe jugu, është e strukturuar në përdhes dhe një kat dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme:
Në përdhes ka qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjo dhe një garazh dhe në katin e parë ka dy dhoma gjumi me njërën prej tyre master, dy banjo dhe utilit.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike.
Shtëpia gjendet në një truall me sipërfaqe 6 Ari, ka oborr shumë të mirëmbajtur ku po ashtu ka hapësirë për vendparkim të jashtëm si dhe garazh.
Lagjja Veternik është e vendosur në hyrje të Prishtinës, një zonë dinamike dhe e zhvilluar me hapësira rezidenciale dhe komerciale, e njohur për afërsinë me qendrat tregtare si Albi Mall dhe rrugët kryesore ofron një mënyrë jetese komode dhe praktike për familjet dhe individët që kërkojnë një ambient urban të organizuar dhe të qasshëm.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!