Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 155m² me lokacion në Dragodan, përballë Ambasadës së Austrisë dhe afër FiveStar.
Banesa ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, dy banjo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka me termokos dhe energji elektrike ndërsa është e pajisur edhe me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim si dhe ofron garazh.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më të kërkuara momentalisht për banim, me qasje të afërt në rrugët kryesore duke plotësuar kështu të gjitha kushtet dhe shërbimet e nevojshme.
Ky grafik tregon ndryshimet e çmimit të kësaj prone gjatë kohës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!