Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 205m², me lokacion në Çagllavicë, në Lagjen Qershia, ndërtim nga BP Home.
Shtëpia ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu, është e strukturuar në përdhes dhe një kat me këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, katër dhoma gjumi, tri banjo, një depo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike dhe energji elektrike.
Shtëpia ka oborr të mirëmbajtur dhe të gjelbëruar me sipërfaqe 5 Ari ku dhe ka hapësirë të mjaftueshme vendparkimi dhe garazh.
Shtëpia gjendet në një lagje të qetë, lagje private më në periferi të qytetit por me qasje të shpejtë në rrugët kryesore.
Ky grafik tregon ndryshimet e çmimit të kësaj prone gjatë kohës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!