Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 80m² me lokacion në Lakrishtë, te Banesat e Tregtisë.
Banesa është e orientuar nga juglindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrimin ditor, kuzhinën, dy dhoma të gjumit, një banjo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ndodhet në njërën prej zonave të qendrës së qytetit, lagje tejet e përshatshme për banim, pasi ka frekuentim të lartë dhe në afërsi ka të gjitha shërbimet qe u nevojiten banorëve.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!