Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 75m², me lokacion në Qendër, në rrugën "Garibaldi", afër Restaurant "Culaccino".
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, një dhomë gjumi, banjo, depo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe ka dy kondicionerë.
Qendra e qytetit përfaqëson zonën më të kërkuar dhe më dinamike të Prishtinës, duke kombinuar ndërtime banesore, objekte individuale dhe zhvillime afariste. Zona përfshin institucionet kryesore shtetërore, qendrat shëndetësore, shkollat, çerdhet si dhe Stacionin Qendror të Policisë, duke ofruar funksionalitet të plotë për jetë urbane aktive.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!