Ofrohet banesa me sipërfaqe prej 91m², me lokacion te Mati 1, në kompleksin “Rrezja”.
Banesa ka orientim nga jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, dy dhoma të fjetjes, një banjo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon ashensor dhe ka vendparkim të mjaftueshëm.
Mati 1 është një nga lagjet më të zhvilluara vitet e fundit, me ndërtime të reja banesore dhe afariste. Zona ofron shkolla, çerdhe, markete dhe lidhje të drejtpërdrejta me rrugët kryesore që çojnë drejt qendrës së qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!