Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 96m² + 20m² tarracë, e cila ndodhet në Dragodan, ndërtim i ACG-së, me orientim nga lindja.
Është tërësisht e mobiluar, tejet elegante dhe unike, që karakterizohet me mobilie të veçanta dhe shumë komode, që i japin banesës një pamje të jashtëzakonshme, e cila ndahet në këtë mënyrë: qëndrimin ditor, kuzhinë, një dhomë të gjumit, një banjo me xhakuzi, një tualet dhe një ballkon.
Banesa ka edhe garazh e cila është e përfshirë në çmim.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm për banim, në afërsi të shërbimeve që janë të nevojshme për banorë, me qasje të shpejtë në rrugët kryesore të kryeqytetit.
*Banesa është e lirë nga data 16 prill.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!