Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 100m², me lokacion në Lagjen e Muhaxherëve, në rrugën “Bedri Shala”, ndërtim nga Niti Construction, në kompleksin Loren.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, dy dhoma gjumi, një banjo, depo dhe një ballkon.
Banesa është e dizajnuar nga arkitekt profesionist, me stil modern dhe funksionalitet të lartë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ofron garazh dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm, në afërsi me Parkun e Qytetit, me qasje të shpejtë në qendër dhe në afërsi të të gjitha shërbimeve të nevojshme.
*Banesa është e siguruar nga kompania e sigurimeve Sigal deri në Shtator të vitit 2026, duke mbuluar dëmshpërblim aksidental deri në vlerën 20,000€, duke ofruar siguri të plotë për pronën dhe qetësi të plotë për banorët.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!