Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 90m² me lokacion te Prishtina e Re, në kompleksin Linda Premium Residence.
Banesa ka orientim nga perëndimi, me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, banjo, tualet dhe depo.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike, posedon edhe sistem të klimatizimit.
Ndërtesa është ndërtim i ri i standardit evropian, të instaluar ka sistemin Smart Home si dhe hyrjen në ndërtesë e ka me sistemin Face ID. Posedon ashensor, garazh, hapësirë për vendparkim të jashtëm dhe garazh, si dhe në afërsi ka të gjitha shërbimet e nevojshme për banorë.
Prishtina e Re është një zonë në zhvillim të vazhdueshëm, me infrastrukturë të përfunduar dhe ndërtime të reja kualitative. Me potencial të lartë për banim dhe investim, kjo zonë po shndërrohet në një nga pikat më premtuese të qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!