Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 105m² neto, me lokacion në Bregun e Diellit, tek banesat e Standardit.
Ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor me kuzhinë, tri dhoma të gjumit (njëra master bedroom me banjo të veçantë), banjo e përbashkët, dy depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me mundësi, me dru ose me energji elektrike, ndërsa po ashtu ka edhe sistem të klimaizimit.
Ndërtesa posedon ashensor, garazh si dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim të jashtëm.
Bregu i Diellit mbetet një nga lagjet më të preferuara për banim në Prishtinë, falë infrastrukturës së kompletuar dhe organizimit të mirë urban. Zona përfshin Qendrën e Mjekësisë Familjare, shkolla fillore, çerdhe dhe është e lidhur drejtpërdrejt me linjat kryesore të trafikut urban, duke mundësuar qasje të shpejtë dhe të lehtë drejt qendrës së qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!