Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 110m² me lokacion në Bregun e Diellit, te Banesat e Standardit.
Banesa ka orientim të mirë nga perëndimi dhe është e organizuar në: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, dy banjo, depo dhe ballkon.
Sistemi i ngrohjes në këtë ndërtesë mundësohet me energji elektrike.
Ndërtesa po ashtu ofron ashensor dhe garazh.
Gjendet në një lagje të qetë, me hapësira gjelbëruese, qasje të lehtë në shumë shërbime të nevojshme, shkollë fillore, kopshte, qendrën e mjekësisë familjare e shumë çka tjetër që është e nevojshme për zhvillimin e duhur të një familje.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!