Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 73m² me lokacion në Lagjen e Muhaxherëve, ndërtim nga kompania Pozhegu Brothers.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu, me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit dhe banjo. Është tërësisht e mobiluar dhe funksionale.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Ndërtesa posedon ashensor, garazh per më shumë se 50 parkingje si dhe hapësirë për vendparkim të jashtëm.
Lagjja gjendet tejet afër qendrës së qytetit dhe çdo shërbimi esencial për banorët.
Ky grafik tregon ndryshimet e çmimit të kësaj prone gjatë kohës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!