Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 84m², me lokacion në Velani.
Banesa ka orientim nga lindja e perëndimi, me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor me kuzhinë, dy dhoma të gjumit, një banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ka ashensor si dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Velania është një nga lagjet më të kërkuara për banim kolektiv, e pozicionuar në kodër me pamje panoramike mbi qytet. E rrethuar nga gjelbërimi dhe me qasje të shpejtë në qendër, ofron një balancë ideale mes qetësisë dhe jetës urbane.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!