Ofrohet me qira banesa duplex me sipërfaqe 175m², me lokacion në Aktash, në kompleksin IVY Residence.
Banesa është e ndarë në dy kate me këtë renditje të brendshme: në katin e parë ka qëndrim ditor, kuzhinë, depo, tualet dhe terasë. Në katin e dytë ka tri dhoma të gjumit (njëra me banjo), utilit dhe një banjo.
Është tërësisht e mobiluar me një stil modern të interierit të brendshëm, poashtu ka sistemin Smart Home.
Sistemin e ngrohjes e ka me termokos posedon dhe alarm kundër zjarrit.
Lagjja Aktash është një nga zonat më të qeta dhe më të konsoliduara të qendrës së Prishtinës. E pozicionuar pranë Parkut të Qytetit, ajo ofron akses të menjëhershëm në të gjitha shërbimet esenciale si shkolla, çerdhe, barnatore, markete dhe universitete. Këto veçori e bëjnë Aktashin një zgjedhje ideale për familje, studentë dhe banorë që kërkojnë jetë urbane me qetësi dhe funksionalitet.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!