Arberi - Dragodan Prishtinë
Ofrohet me qira banesa penthouse me sipërfaqe 174m², me lokacion në Dragodan, në Rrugën "Ahmet Krasniqi", në kompleksin Veranda, ndërtim nga Rubin Invest, te Fitness Five Star.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë rendtije të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, aktualisht njëra funksionon si zyrë, një banjo dhe tarracë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron garazh.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!