Aktash Prishtinë
Ofrohet me qira banesa penthouse me sipërfaqe banimi 101m² dhe terasë me sipërfaqe 60m², lokacion në Aktash, në kompleksin “4A Pika”.
Banesa ka këtë renditje: qëndrimin ditor, kushinën me tryezari, dy dhoma të gjumit, një banjo, një tualet, një ballkon dhe një terasë 60m² (gjysëm të mbyllur) me pamje nga qyteti.
Penthouse posedon sistemin smart home, dy ashensorë dhe një parking privat.
Lagjja Aktash është një zonë e qetë dhe e zhvilluar në qendër të Prishtinës, në afërsi ka Parkun e Qytetit dhe të gjitha shërbimet e nevojshme si shkollat, çerdhet, barnatoret, marketet si dhe disa prej Universiteteve, veçori ideale që përshtaten për familje, studentë apo banorë të rinj të zonës.
*Në çmim është e përfshirë edhe garazha.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!