Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 110m², me lokacion në Lakrishtë, në Rrugën “Tirana”, ndërtim nga Prime Group Construction, në kompleksin Prime Residence 2.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, dy dhoma gjumi, kuzhinë, dy banjo, tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron vendparkim.
Lagjja Lakrishtë është lagjja më e zhvilluar së fundmi me ndërtime të larta moderne, afariste dhe banesore, lagjje me të gjitha shërbimet e nevojshme, me qasje direkte në rrugen kryesore si dhe afër urës lidhëse me qytetet tjera.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!