Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 80m², me lokacion në Emshir, afër Maxi-t.
Banesa ka orientim të përshtatshëm nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, një banjo dhe dy ballkona, hapësira këto të cilat mund të shfrytëzohen edhe për afarizëm apo zyre.
Sistemin e ngrohjes e ka me Termokos, ndërtesa po ashtu ka vendparkim për plotësim të kërkesave të banorëve.
Lokacioni është shumë i përshtatshëm pasi që ka afër të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!