Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 81.2m², me lokacion në Lagjen e Muhaxherëve, në rrugën "Jashar Salihu", në kompleksin Kulla e Verdhë, ndërtim nga Driloni Company.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoms të gjumit, banjo, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë për vendparkim dhe ofron garazh.
Banesa ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm, në afërsi me Parkun e Qytetit, me qasje të shpejtë në qendër dhe në afërsi të të gjitha shërbimeve të nevojshme.
*Banesa ofron mundësinë e lëshimit me qira për zyrë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!