Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 94m², me lokacion në Lakrishtë, në kompleksin Dukagjini Residence.
Banesa ka orientim nga jugu dhe perëndimi, është tërësisht funksionale dhe ka këtë renditje: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, një banjo, një tualet, një depo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka me termokos dhe kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon ashensor dhe të shfrytëzueshme ka një garazh të përfshirë në çmim.
Lakrishtja është një nga lagjet më të zhvilluara vitet e fundit, e karakterizuar nga ndërtime moderne të larta, si banesore ashtu edhe afariste. Me infrastrukturë të kompletuar, qasje direkte në rrugët kryesore dhe afërsi me urat lidhëse drejt qyteteve tjera, kjo zonë ofron potencial të lartë si për banim ashtu edhe për investim.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!